Në aksin rrugor Librazhd- Qafë -Thanë, mjeti tip “Pasat” me targa AA 709SS, me drejtues shtetasin E.Ç., 26 vjeç, banues në Prrenjas, ka marrë flakë në ecje e sipër . Si pasojë e flakëve mjeti është djegur plotësisht, ndërsa drejtusi i mjetit nuk ka pësuar asnjë dëmtim.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental, si pasojë e një shkëndije elektike në baterine e mjetit.