Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë ku babai ka plagosur me çifte vajzën dhe më pas ka vrarë veten. Behar Musaku, 82-vjeç ka qëlluar me çifte në pjesën e barkut vajzën tij Rukije Musaku (Tara) 40-vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës. Më pas i moshuari ka vrarë veten.
Burime nga Komisariati i Lushnjës thanë se Rudina Musaku nënë e dy fëmijëve, kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e prindërve pasi ishte në prag divorci me bashkëshortin. Ajo ishte larguar nga banesa bashkëshortore në Berat. Fëmijët ndodhen në Berat.
Po merret dëshmia e familjarëve të tjerë, të cilët ndodheshin në banesë kur ndodhi ngjarja.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.
Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.