Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një 14-vjeçare ka rënë në humnerë dhe për pasojë ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se vajza që ka mbetur e plagosur rëndë është identifikuar si A. Qirici, ndërsa ka rënë nga 50 metra lartësi në afërsi të fshatit Lipë.
Mësohet se e mitura ka shkuar me familjen për të bërë rituale fetare, pasi aty pranë gjendej një vend që konsiderohej”i shenjtë”.
Fillimisht u tha se e mitura kishte ndërruar jetë, por fatmirësisht ajo është nxjerrë e gjallë nga humnera, dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit.
(E.K/Faxweb.al)