Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Shkodrës, ku një 60-vjeçar është mbytur në ujërat e lumit Buna.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ku 60-vjeçari ka qenë duke u larë në lumë, në afërsi të fshatit Zues.
Viktima është nxjerrë nga uji nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar më pas policinë për ngjarjen.
Shkaqet e mbytjes së 60-vjeçarit, janë ende të paqarta, mirëpo bardhë e blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 02.09.2017 rreth orës 18:30 ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lumin Buna në vendin e quajtur Zues është mbytur në lumë shtetasi S. P. 57 vjec banues në fshatin Shtoj Ri Njësia Administrative Rrethina Shkodër Dyshohet se është vetmbytur në lumë sipas deklarimeve të familjarëve të tij Po dergohet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(D.D/Shuplaka)