Një sher për motive banale ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një person ka mbetur edhe i plagosur. Siç raporton policia, i plagosur është pronari i një lokali në qytetin e Shkodrës, i identifikuar si shtetasi SH.A 50 vjeç.
Ai dyshohet se ka debatuar me një klient në lokalin e tij në lagjen “Partizani”, ku edhe ka mbetur i plagosur. I plagosuri është në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq policia ka identifikuar autorin 40 vjeçarin me iniciale Y.SH dhe po punon për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë
Me datë 12.08.2018, ora 13.55 jemi njoftuar se është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Sh. A. 50 vjec, i cili është goditur me mjete prerëse (thikë), jashtë rreziku për jetën
Nga informacionet e paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani” për motive të dobeta.
Identifikohet autori dyshuar dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Y. Sh. 40 vjec banues në Shkodër.
Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post