Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Malësisë së Madhe. Policia ka marrë një raportim se 3 fëmijë ndodhen në rrezik.
Mësohet se fëmijët po lundronin dhe po laheshin në Liqenin e Shkodrës, mirëpo dyshohet se më pas janë mbytur pasi nuk kanë dalë më nga uji ndërsa varkën e tyre e ka marrë rrjedha.
Pas thirrjes për ndihmë, policia ka shkuar në vendngjarje ku kanë nisur kërkimet për të gjetur trupat. (D.D/Shuplaka)