Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tepelenë.
Rreth orës 05;00 të mëngjesit në spitalin e qytetit është dërguar i pajetë një fëmijë 10-vjeçar.
Sabri Iljazi, dyshohet se ka kaluar së fundi një gjendje gripale, dhe vuante nga sëmundje kronike si dhimbja e kokës dhe migrena.
Fëmija ishte paraqitur dhe dje rreth pasdites në spital me të njejtat simptoma, ndërsa më pas është marrë në shtëpi nga ana e familjarëve.
‘’Faxweb.al” raporton se kanë nisur verifikimet në lidhje me rastin në fjalë, dhe se Policia pritet që të japë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.
(E.K/FAXWEB)
Vijon…