Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tepelenë, ku ka shpërthyer një bombol gazi. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në fshatin Zhapokikë të Tepelenës, si pasojë e të cilit ka mbetur e plagosur edhe një vajzë vetëm 7-vjeçe.
“Më datë 10.08.2017, në fshatin Zhapokikë, në banesën e shtetasit A.C, vjeç 35, ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi nga ku ka marrë djegie të lehta në trup një e mitur, vjeç 7, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, si dhe janë djegur disa pajisje shtëpiake.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.”, thuhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)