Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një 30-vjeçar e ka zënë korenti dhe si pasojë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Agush Gjergjevica”, ku personi me inicialet A.M në gjendje të dehur ka hypur në shtyllë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale. (D.D/Shuplaka)