Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, pasi një i moshuar ka humbur jetën në momentin që kishte shkuar në farmaci.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’. Brenda ambienteve të një farmacie ka vdekur 86-vjeçari F. A., banues në Tiranë.
Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pas një infarkti kardiak.
Më datë 17.06.2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, brenda ambienteve të një farmacie ka vdekur shtetasi F.A., vjeç 86, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pas një infarkti kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, njofton policia.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post