Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në ambientet e jashtme të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet.
Një sherr masiv i nisur disa minuta më parë mes nxënësve ka degraduar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre. Menjëherë, adoleshenti është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për marrjen e ndihmës mjekësore të nevojshme.
Ende nuk dihet identiteti i nxënësit të plagosur dhe autorit të sulmit. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që ka nisur hetimi për sqarimin e situatës.
Konfliktet mes të rinjve nëpër shkollat vendase, të cilat përfundojnë me plagosje, përbëjnë një problematikë të shoqërisë sonë.
Detaje të Policisë së Tiranës:
Konflikti ka ndodhur rreth ores 9:30, dhe jane perfshire dy nxenes adoleshent te cilet jane konfliktuar me grushta dhe sende te forta (Celular)
Shtetasi S. N., ndodhet ne S.Q.U. i cili po merr mjekim dhe eshte jashte rrezikut per jete ndersa shtetasi F. P., ndodhet ne ambientet e komisariait te policisë nr 2.
Grupi hetimor po punon per sqarimin e plote te rrethanave te ketij konflikti.
(XH.A/SHUPLAKA)