Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku në spitalin rajonal ka humbur jetën një grua 35-vjeçare. Mësohet se gruaja kishte shkuar në spital për të lindur fëmijën por gjatë lindjes ka humbur jetën.
Pas vdekjes tragjike, autoritetet kanë marrë në dorëzim çështjen. Ndërkohë që Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, një hetim po kryhet edhe gjatë mjekëve të cilët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm. (D.D/Shuplaka)