Nga informacionet e sapo mbërritura në redaksinë e Faxweb.al, mësohet se sapo janë nxjerrë nga rezervuari trupat e pajetë të dy personave të cilat janë nënë e bijë.
Viktimat janë Liri Mazelli 36-vjeçe dhe E.MAzelli 10-vjeçe. Detaje tronditëse janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë në Pogradec, ku nënë e bijë janë mbytur në rezervuarin e fshatit Alarup.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se vajza moshës 10-vjeçare ka rënë aksidentalisht në rezervuar, ndërsa nëna e saj ka hyrë ta shpëtojë por që fatkeqësisht nuk ia ka dalë duke u mbytur kështu të dyja.
Burime bëjnë me dije se të mbyturat janë banore të këtij fshati ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga rezervuari.
Informacion paraprak.
Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rreshkitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe.
Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post