Policia e Sarandës ka arrestuar dy shtetas për vepra të ndryshme penale.
Në prangat e policisë ka përfunduar një person me iniciale S.Sh i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një vajze të moshës 28-vjeçare.
Gjithashtu në Sarandë është vënë në pranga një 31 vjeçar me iniciale T.M, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sarandë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin T. M., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasi S. Sh., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 28-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.