Policia italiane arrestoi një 38-vjeçar, Mariano Cannio, i konsideruar si i dyshuar serioz në vrasjen 4-vjeçarit Samuele. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Napoli. I vogli ndërroi jetë pasi ra nga ballkoni, në 20 metra lartësi. Fillimisht u mendua si ishte aksident tragjik, por hetuesit kanë zbardhur ngjarjen.
Prindërit janë në shok dhe nëna e Samuele është 8 muajshe shtatzënë. Punonjësi i familjes së të voglit, 38-vjeçari, Mariano Cannio, akuzohet për vrasjen e vogëlushit. Mediat italiane raportojnë se ai kishte probleme mendore.
Fëmija ishte në shtëpi me nënën e tij, e cila, në kohën e tragjedisë, ishte me sa duket në një dhomë tjetër. Kjo është edhe arsyeja pse në fillim u mendua se ishte aksident.