Një grua është zgjuar nga koma për ta gjetur veten në një gjendje aspak të mirë shëndetësore pasi gjymtyrët e saj si këmbët edhe krahët ishin prerë nga mjekët. Katleni Maher, 46 vjeç, kujdesej për nënën e saj të moshuar në Jarrow, kur papritmas doli jashtë një moment dhe pësoi një aksident të rëndë në vitin 2018 i cili do ta linte në koma për një kohë të gjatë.
Gruaja kishte një sërë infeksionesh në organizmin e saj duke përfshirë pneumoni, endokardit dhe influencën B.
Për shkak të një sëmundjeje e cila kishte lidhje me venat e saj të gjakut dhe me mishin mjekët u detyruan t’i presin gjymtyrët të këmbëve dhe duarve. Ishte shokuese për të ta gjente veten pa të 4 gjymtyrët në trup.
Ajo tha: ‘Një zgjim i tillë pas dy operacioneve dhe pas komës është vërtet ofendues dhe turpëruese për mua’. Ishte sikur një histori e vërtetë horrori për mua’.
Kathleen pati përjetuar plot 2 operacione nga 6 orë në momentin që ishte në koma dhe për të është jo pak e rëndë të gjejë veten pa këmbë dhe duar duke mos mundur të bëjë asnjë nga aktivitetet e përditshme madje edhe më të zakonshmet.