Një vajzë e vogël ka ndërruar jetë sepse nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra kur ra në pusin e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në Kosovë dhe vajza ishte 10-11 vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Rasti është raportuar në Polici më 23 shkurt, të dielën, rreth orës 14:00. Në Ferizaj, një vajzë 10-11 vjeçare ka rënë në bunarin e shtëpisë. Familjarët e kanë nxjerrë prej bunarit dhe të njëjtës i është dhënë ndihma e parë në Emergjencë. Më pas, vajza është dërguar për trajtim në QKUK”.
Gashi ka bërë të ditur se pasditen e djeshme e kanë marrë informatën nga mjeku kujdestar se vajza ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.