Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë të ndodhur në Kubë, ku një avion i linjës kubane ka shpërthyer në flakë në aeroportin ndërkombëtar të Havanas, “Jose Marti”.
Në bordin e avionit “Boeing 737” të rrëzuar, mësohet të kenë qenë 100 persona, ndërsa mësohet se avioni po fluturonte nga Havana drejt qytetit Holguin.
Mediat e huaja shkruajnë se ai është rrëzuar menjëherë pas ngritjes, por ende nuk dihet nëse ka viktima apo jo.
Presidenti i Kubës, që ka mbërritur në vendngjarje ka deklaruar se ka një numër të madh viktimash.