Është ndarë nga jeta sapo është kthyer nga protesta e sotme e punëtorëve të rafinerisë së Ballshit, Artan Voshtima banues në Fier.
Lajmi është bëri i ditur nga ish-deputeti demokrat, Luan Baçi i cili shprehet se pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i mërzitur, i stresuar, zemra e tij nuk duroi më.
“Teknolog specialist prej shumë vitesh, në uzinë, i pa paguar dhe i keq trajtuar si shumë kolegë të tij të punës”, shkruan Baçi teksa ngushëllon bashkëshorten dhe dy fëmijët e të ndjerit.
Reagimi i plotë:
Sapo mesova, per nje lajme te trishte.
Ndahet nga jeta, nje nga protestuesit, e rafineris, naftetari
Artan Voshtina, banues ne Fier.
Artani la pas bashkshorten dhe dy femijet e tij i la ne nje kohe, qe ata kane shume nevoj per Artanin
Sot, pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i merzitur i stresuar, zemra e tij nuk duroi me.
Teknolog specialiste prej shume vitesh, ne uzine, i pa paguar dhe i keq trajtuar si shume kolege te tij te punes.
I perkushtuar per punen ,shoqerine dhe familjen e tij.
Ky shtet, kjo qeverri e korruptuar, keta bandite dhe hajdut, kontribuan, shume forte, per fatin e tij te ,trishte.
Ngushullime te sinqerta dhe te ndjera familjes.
Ngushullime , edhe ju kolege, te punes, te Artanit
protestues dhe greviste te urise.
Mos e harroni Artan Voshtinen, protestoni edhe per Artanin, protestoni pa u ndaluar per familjen dhe femijet e tij.
Ata kane shume nevoj sot, per ndihmen e te gjitheve.
Pas grevës së urisë naftëtarët e Ballshit kanë zhvilluar ditën e sotme një marshim-protestë duke kërkuar të drejtat e tyre, të cilët prej kohësh nuk kanë marrë rrogat.
Naftëtarët nuk i kanë marrë rrogat prej disa muajsh – rastet më ekstreme shkojnë deri në 27 muaj.
Bëhet me dije se prej grevistëve janë shtruar tashmë në spital disa prej tyre për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore (lexo lajmin).
(F.GJ/FAXWEB.AL)