Në Sarandë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Borsh të Sarandës pas një sherri me thika mes 7 të rinjve.
Deri më tani mësohet se ka humbur jetën një 31- vjeçar me iniciale P.B. Sherri ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, saktësisht në orën 01:30. Një prej të plagosurve është 24 vjeçari me iniciale E.O i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Nuk dihen ende motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rreth krimit.
(J.V/Shuplaka)