Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Padova të Italisë, aty ku një baba 88 vjec ka qëlluar për vdekje të bijën e tij , 60 vjeçare.
Në rrugë në Sarmeola di Rubano një baba 88-vjeçar vrau vajzën e tij. Krimi ndodhi para portës së shtëpisë ku jetonte gruaja, e cila sot mbushi 60 vjeç.
Stelvio Cerqueni qëlloi vajzën e tij Doriana në kulmin e një përleshje dhe më pas, me të njëjtën armë, vrau veten.
Dy kufomat, të shtrira në asfalt i gjetën disa të afërm të gruas që kishin lënë një takim me të për drekë për t’i uruar ditëlindjen.
Burri, i lindur në Serbi, por që banonte në Monfalcone (Gorizia), kishte arritur në zonën e Padovës me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij.
(E.H/Faxweb.al)