Një 17-vjeçar ka katër ditë që rezulton i zhdukur në qytetin e Këlcyrës.
Sipas informacioneve bëhet me dije se 17-vjeçari i zhdukur është Matias Rizallari i cili dyshohet se mund të jetë mbytur në lumin Vjosë.
Ditën kur 17-vjeçari është zhdukur ka qënë i shoqëruar dhe nga një shok i tij, i cili nuk jep asnjë informacion lidhur me ngjarjen.
Dy të rinjtë të dielën e javës që lamë pas kanë qënë në panairin e Këlcyrës dhe më pas kanë vendosur së bashku me shokun e tij të shkonin të laheshin në lum, por Matiasi sipas burimeve nuk dinte not.
Po atë ditë djali i zhdukur ka pasur me vete dhe 4 litra verë.
Familajarët kanë kontaktuar në FaxNews për të denoncuar ngjarjen dhe për të gjetur një zgjidhje.
Sa I përketë organeve kopetente, në këtë rast policia asnjë informacion nuk ka dhënë lidhur me ngjarjen e rëndë.