Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditën e sotme Greqinë pasi mediat vendase raportojnë se një helikopter ka shpërthyer duke shkaktuar vdekjen e tre personave midis të cilëve edhe pilotit të tij.
Mësohet se viktimat janë dy shtetas nga Rusia të moshave 40 dhe 45-vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë ishullit Paros.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se po përpiqen të gjejnë në ujërat detare personin e tretë për të cilin mësohet se është shtetas grek.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasditës së sotme ku fillimisht helikopteri ka shpërthyer në ajër dhe më pas ka përfunduar në ujërat e detit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)