20:12 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E rëndë/ Shqiptari i dehur përplas për vdekje një fëmijë

21:15 | 09/08/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U përplas për vdekje në Durrës duke lëvizur me biçikletë, zbardhet identiteti i viktimës

Foto ilustruese

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fthiotida të Greqisë.

Emigranti 44-vjeçar shqiptar, i cili udhëtonte me një automjet Audi, përplasi për vdekje një djalë 14-vjeçar.

Adoleshenti Marios Letsu po lëvizte me biçikletë së bashku me vëllain e tij binjak dhe një shok kur makina e shqiptarit e vuri përpara.

Shtypi grek raporton se 44-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, rezultoi të ishte në gjendje të dehur pas testit që i bëri policia.

14-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Lamias.

Dhimbja ishte akoma më e madhe për dy prindërit e Marios, të cilët panë djalin e tyre në gjendje të rëndë. I ati i 14-vjeçarit është kirurg në spital dhe bëri çdo gjë për të mbajtur në jetë të birin.

Edhe mamaja e adoleshentit është mjeke në të njëjtin spital. Ajo ishte e para që priti djali kur mbërriti i plagosur në urgjencë, para se të futej në sallën e operacionit. Fatkeqësisht, Mario nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Vëllai i tij binjak ka përjetuar shok, pasi 14-vjeçari u përplas nga automjeti përpara syve të tij. Për policinë, ai është dëshmitar okular i ngjarjes.

Autoritetet greke janë duke vazhduar hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe cilat kanë qenë rrethanat që 44-vjeçari shqiptar humbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga.

Pas

“Enigmat e memorialit turk në Tiranë”/ VOA: Qeveria hesht. Bëhet fjalë për një ngjarje të pazakontë?

Para

“Luana Vjollca dhe Blend Fevziu pjesë e ‘Falco’?”/ Bes Kallaku zbulon detajet e projektit të ardhshëm

Para
“Luana Vjollca dhe Blend Fevziu pjesë e ‘Falco’?”/ Bes Kallaku zbulon detajet e projektit të ardhshëm

"Luana Vjollca dhe Blend Fevziu pjesë e ‘Falco’?"/ Bes Kallaku zbulon detajet e projektit të ardhshëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

PS përmbysi rezultatin në Dibër 3:2 krahasuar me 2021, ja kush hyn në Parlament nga lista e hapur e socialistëve

Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji në një pallat, arrestohen 2 persona në Tiranë

Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi, policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

Numërimi drejt fundit, Berisha: 11 maji ishte farsë elektorale, PD do nisë betejën për mbrojtjen e votës

Berisha: Nuk ka fitore nga PS. Zgjedhjet janë grabitur!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.