Të paktën 17 poersona kanë humbur jetën në lindje të Moskës, ku një tren është përplasur me një autobus në një linjë hekurudhore.
Ngjarja ka ndodhur 100 kilometra larg nga kryeqyteti rus, në stacionin e trenit në qytetin Vladimir.
Një zëdhënës i hetuesit rajonal e ka konfirmuar se 17 persona janë vrarë në aksident. Ndërsa sipas mediave vendase në autobus ishin pasagjerë të uzbekistanit të cilët po udhëtonin me destinacion Kazakistanin.
(S.SH/Shuplala)