Frederik Leka 26-vjeç është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Mirditë, ndërkohë mësohet se ai është kapur nga 2 plumba.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije, se Leka është rrahur nga dy persona ende të paidentifikuar rrugës për në qytetin e Rubikut, më pas e kanë qëlluar me dy plumba. Plumbat e kanë kapur në shpatull dhe në këmbë ndërsa 26-vjeçari është nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Traumës.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të saj si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Informacion paraprak
Në vendin e quajtur”Rreth i Eperm” Mirditë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F.L., 26 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës,Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)