Kanë dalë detaje të reja nga dhunimi i shefit të regjimit në burgun 313, Bledar Purës. Gjendja e Purës aktualisht është përmirësuar, ndërsa ndodhet në pavionin e Neurokirurgjisë në spitalin e Traumës. Ndërkohë, mjekët po planifikojnë një ndërhyrje në krah për shkak të një frakture të rëndë, ndërsa ndodhet nën efektin e qetësuesve.
“Kam qene me kokën poshtë duke parë telefonin. Dita nuk kishte zbardhur plotësisht kur një person me afrohet përballë dhe me godet në kokë ndërsa 2 të tjerë nga pas. Nuk kam parë asgje”, është shprehur ai.
Bledar Pura u dhunua barbarisht tek sa shkonte në punë. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të zonës së Freskut rreth orës 06:30. Bledar Pura punonte prej 4 vitesh officer në burgun 313 në Tiranë. (J.V/Faxweb)