Një delfin është shfaqur ditën e sotme në Plazhin e Gjirit të Lalëzit ku dhjetra pushues të shtyrë nga kurioziteti i janë afruar por pavarësisht se ata kanë menduar se ishte I sëmurë, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bëri me dije se në mbikëqyrjen e veterinerëve delfini kreu një lindje të parakohshme, pasi foshnja kishte ngordhur në bark. Pas asistimit të ekspertëve veterinerë, delfini u largua në thellësi të ujërave.
Pas lindjes, delfini është larguar në thellësitë e detit por AKZM ka dhe një apel ndaj qytetarëve, ku thekson se shpesh kafshët e egra iu afrohen njerëzve për ndihmë dhe për këtë duhen lajmëruar autoritetet përkatëse.
“Nje delfin vizitoi ujerat e detit Adriatik ne Gjirin e Lalezit keto dy dite. Kjo jo rastesisht, delfini ishte shtatzane dhe donte te gjente nje vend per te lindur. AKZM dhe AdZM Durres sapo u lajmeruan nga pushuesit per ngjarjen u vune ne kontakt me ekspertet, te cilet erdhen ne ndihme. Delfini nen mbikqyrjen e veterinereve eksperte kreu nje lindje te parakohshme, pasi foshnja kishte ngordhur ne bark. Ekspertet tane u konsultuan dhe me homologet e tyre ne Greqi duke arritur ne kete perfundim te njejte. Pas lindjes delfini mama u largua e qete ne thellesi pa u kthyer me. Nisur nga kjo ngjarje ju kerkojme qytetareve qe ne raste te tilla te lajmerojne menjehere institucionet perkatese dhe jo te tentojne vet te gjejne zgjidhje, pasi ne keto raste kerkohet ekspertiza e duhur. Kafshet e egra nuk jane nje loje per femijet dhe as per te rriturit. Shpesh, ato ju ofrohen vendeve te banuara dhe njerezve per ndihme”, shkruan AKZM.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post