Sot në orën 20:45 Kosova do të presë në stadiumin “Fadil Vokrri” përfaqësuesen e Spanjës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror.
Bobby Madden do jetë arbitri kryesor që do gjykojë takimin, mirëpo “Marca”, ka publikuar disa probleme që ka hasur në të kaluarën ky gjyqtari i cili ishte me kancer.
Një mëngjes në marsin e vitit 2016, Madden shkoi te doktori për të bërë disa ekzaminime. Ata i thanë që ka kancer në tiroide. Por Bobby Madden nuk u shqetësua dhe po atë mbrëmje vazhdoi të ndjekë pasionin për të drejtuar një ndeshje futbolli në Skoci.
Për disa muaj, Madden e luftoi sëmundjen në fushë, dhe arriti të trajtohet plotësisht. Ndërsa, sonte (e enjte), i njëjti arbitër do drejtojë përballjen mes Kosovës dhe Spanjës.