Ky peshkaqen dem, që shihni në fotot më poshtë, është kapur të dielën në Himarë. Ai është rreth 2 metra i gjatë dhe peshon 100 kg.
Peshkaqeni dem është një nga speciet e rrezikshme që qarkullon në ujërat e kripura.
Ai është kapur nga peshkatarët ditën e djeshme dhe fotot e tij janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.