Një rast i rrallë është shënuar në Neë Ëales të Australisë, ku Troy Grant, ministër i Brendshëm i vendit, ka denoncuar veten në polici.
Mediat e huaja shkruajnë se shkak është bërë përdorimi i telefonit gjatë kohës që drejtonte automjetin. Mësohet se në një moment, ai kishte marrë telefonin dhe kishte fotografuar trafikun e dendur, për ta postuar foton më pas në “Twitter”.
Por pas kësaj, kishte mësuar se e priste një gjobë prej 250 dollarësh. “Unë nuk e dija se ishte e paligjshme. Kjo shërben si kujtesë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin edhe nëse ju jeni ministër i Brendshëm.”, mësohet të ketë thënë ministri.
(XH.A/SHUPLAKA)
(Ministri Troy Grant)