Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj pranë derës së shkollës “Fan Noli” ka marrë pjesë në protestën për të birin në Ministrinë e Arsimit.
Mes lotësh, ajo ka kërkuar drejtësi për djalin e saj, duke u shprehur se ai kishte ëndrra të mëdha.
“E kam rritur me vuajtje kam qëndruar pa punë vetë vetëm që ta rris dhe ta edukoj Martinin. Por ma morën, ja morën ëndrrat. Ma morën shpresën, më morën jetën gjtoihçka kisha”, u shpreh Florina Cani, teksa shtoi se vrasja e të birit mund të ishte parandaluar.
“Mësuesja kujdestare, që nuk më telefonoi dhe më thoshte se Martini është shembullor. Nuk më mori në telefon, kishte parandalim për ata dy fëmijë”, theksoi ajo.
“Të japë dorëheqjen ai që nuk është i aftë për punën. E kam rritur me vuajtje kam qëndruar pa punë vetë vetëm që ta rris dhe ta edukoj Martinin. Por ma morën, ja morën ëndrrat. Ma morën shpresën, më morën jetën gjtoihçka kisha. Kërkojmë me thellësinë e shpirtit të japin të gjithë dorëheqjen, nga dera e shkollës tek Edi Rama, kushdo që nuk e mbrojti Martinin. Ishte një fëmijë i buzëqeshur, nuk kam fjalë ta përshkruar. Ishte i veçantë, kishte ëndrra të mëdha, shkonte çdo ditë në ndeshje, kishte ëndrra thoshte “Do të bëhem si Ronaldo”. Nuk ishte ashtu si shkoi kjo historia, vetëm lot kam, vetëm qaj dhe rënkoj. Ku janë nënat, nuk jam vetëm nëna e Martinit, por e gjithë fëmijët. Zemra ime është e thyer, por Martinat e tjerë të mbrohen.
Dua dorëheqjen e ministres me çdo kusht, drejtoria e shkollës, mësuesja kujdestare, që nuk më telefonoi dhe më thoshte se Martini është shembullor. Nuk më mori në telefon, kishe parandalim për ata dy fëmijë. Po parandalimi vjen tek dera e shkollës, nuk bënë asgjë për Martinin dhe për Marionin që nuk i ndanë. Drejtësi për Martinin dhe për Luisin. Ai është fëmija im tani, ma fali zoti, është djali im”, tha ajo.