18:58 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

”E rritëm stekën!”, Duka dhe ca mesazhe pas zhgënjimit të Kombëtares

12:56 | 31/03/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
”E rritëm stekën!”, Duka dhe ca mesazhe pas zhgënjimit të Kombëtares

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kërkon që të largojë frymën përçarëse që ekziston rreth kombëtares shqiptare. Në një mesazh të publikuar në faqen e internetit të Federatës, ai e cilëson si të nxituar reagimin e Taulant Xhakës dhe kërkon mirëkuptim ndaj tij, por gjithashtu kërkon të respektohen vendimet e trajnerit.

Mesazhi i plotë i Dukës

“Kualifikimi i Shqipërisë në EURO 2016 ishte një arritje historike, jo vetëm për futbollin, por për të gjithë shqiptarët. Entuziazmi dhe sjellja e tifozëve shqiptarë në Francë i dha suksesit sportiv një imazh të shkëlqyer në mbarë botën. Euro 2016 do të mbetet, jo vetëm një kulm në rezultatet e kombëtares, por edhe një pikë kthese dhe shprese për të ardhmen e futbollit.

Por, ndërkaq duhet ta pranojmë që pritshmëria dhe ndjeshmëria ndaj rezultateve të kombëtares pas Europianit u rrit si kurrë më parë. E thënë shqip: E rritëm stekën!

Futbolli është një lojë që humbet dhe fitohet. Mund të humbasësh duke luajtur mirë, dhe e kundërta. Rezultatet e fundit të kombëtares natyrisht nuk janë të kënaqëshme. Jo thjesht për shkak të pozicionit në klasifikim. Mund të ishte bërë më mirë, mund të ishte bërë më shumë. Por, gjithsesi kjo nuk justifikon kurrsesi një frymë negative dhe disa kritika të pamerituara për skuadrën, trajnerin, dhe ndonjë lojtar të veçantë.

I njëjti grup lojtarësh që na bëri krenarë një vit më parë nuk mund të denigrohet dhe të hidhet poshtë brenda natës. Kritikat konstruktive natyrisht na bëjnë mirë, por shpifjet dhe intrigat na dëmtojnë të gjithëve. Nuk kemi kohë dhe luksin të merremi me debate boshe dhe “zhurmues” që mezi presin që të humbasim. Në këtë situatë kombëtarja ka më shumë nevojë se kurrë për mbështetje. Ne kemi një grup lojtarësh të talentuar që luajnë me pasion dhe dëshirë për vendin e tyre.

Edhe nëse ndonjëri prej tyre nuk luan mirë në një ose dy ndeshje, ose dhe nxitohet në ndonjë deklaratë, nuk ka pse të sulmohet dhe të cilësohet si “armik”. Nuk ka të drejtë askush të “përjashtojë” lojtarët nga studiot e televizioneve. Kjo është kompetencë ekskluzive e trajnerit. Ne duhet t’i ofrojme gjithsecilit dorën e bashkëpunimit, jo vetëm për hir të kontributit të tyre, por edhe për të ardhmen e futbollit.

Nga ana tjetër, edhe vetë skuadra me në krye De Biazin duhet të gjejnë forcë për të tejkaluar problemet, për të rikthyer besimin tek rezultatet pozitive. Të gjithë duhet të kuptojmë se çdo lojtar është i vlefshëm për ekipin edhe kur luan, edhe kur nuk luan. Vendimet e trajnerit duhen respektuar, por edhe ndonjë reagim i “nxituar” duhet mirëkuptuar.

Eshtë momenti për një ribashkim të forcave te gjithsecilit, duke vënë mbi të gjitha, interesin e kombëtares. Ata tifozë, të cilët në Francë na bënë të gjithë krenarë, nuk mund të dalin kundër vetvetes, dhe në dëm të interesave të futbollit. Ajo që ndodhi në Palermo nuk ndhmon askënd. Përkundrazi: Ka dëmtuar rëndë imazhin e ngritur me aq mund të futbollit tone.

Tifozet duhet të kthehen ne stadium me dinjitet për të mbështetur kombëtaren e tyre. Kombëtarja ka nevoje për tifozët. Kombëtarja është e të gjithëve. FSHF është e hapur për çdo vërejtje dhe çdo kritikë. FSHF do të vazhdojë të luajë rolin e saj për mbështetjen e kombëtares dhe të trajnerit.

Ne do të vazhdojmë komunikimin me grupet e tifozëve, sepse kemi një qëllim të përbashkët: Kombëtarja duhet të na bashkojë, dhe jo të na ndajë. Kjo kombëtare meriton të respektohet më shumë, edhe në këto ditë jo të mira.

Kreu i Federates se Futbollit Armando Duka
Etiketa: armando dukadukasport
Pas

Sekuestrohen 230 kilogramë drogë në kufirin greko-shqiptar, 4 në pranga, mes tyre dy greke

Para

OMN: Lavdërojmë punën e saktë të komisionit, janë shqyrtuar dokumentat e mbi 100 aplikuesve

Para
ONM mbërrin sot në Tiranë, vjen zyrtarja që do “shkundë” drejtësinë

OMN: Lavdërojmë punën e saktë të komisionit, janë shqyrtuar dokumentat e mbi 100 aplikuesve

Discussion about this post

 



Të Fundit

E trishtë/ Mjeku pediatër i QSUT ndërron jetë në krye të detyrës

‘Tim, ti je miku im, të kam trajtuar shumë mirë’, Trump i vendos kufij Apple: Ju toleruam Kinën, por jo Indinë

Fitorja e thellë e PS në Fier, Balluku ia dedikon kandidatëve: Ceno Klosi kryeson me mbi 16 mijë vota. U përfaqësuam nga njerëz që janë lindur e rritur këtu!

Tensionet në Kashar, kush janë personat me të kaluar penale që futën në kaos KZAZ 30

Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri me 940 mijë euro, kapet shqiptari

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA: Marrëveshje për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen

Aksidentet rrugore, si e vlerëson OBSH sigurinë e çiklistëve dhe këmbësorëve

Bisedimet për armëpushimin Rusi-Ukrainë, Trump i bindur: Asgjë s’do të ndodhë derisa unë dhe Putini të takohemi

Celibashi nga Kashari pas incidentit: U përjashtuan vëzhguesit politikë, numërimi në KZAZ ka rifilluar! Vetëm vëzhgues ndërkombëtarë dhe media, hetimet i ka Policia

“Kaluan perimetrin e sigurisë dhe më goditën”, flet sekretari i KZAZ-së 30: Ishin njerëzit e Rakipit, nuk na dhanë mundësi të shqyrtonim votën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.