Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Ramadan Trocin i cili e kishte apeluar këtë të fundit.
Në një mënyrë unanime, KPA vendosi lënien në fuqi të vendimit të KPK dhe e ka shpallur vvendimin si përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.
Ish-prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Ramadan Troci është shkarkuar që në nëtnor të vitit të kaluar ndërsa shkak ishin disa konstatime të ILDKPI -së në seancën dëgjimore ku u theksua se Troci ka mungesë të burimeve të ligjshme për pasurinë që disponon, duke zbuluar shkelje në disa subjekte (lexo këtu)
Ramadan Troci njihet si prokurori që firmosi arrestimin e guvernatorit Ardian Fullani dhe kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika, të dy tashmë të lirë.
Njoftim i plotë:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2019, datë 08.01.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Ramadan Troci kundër vendimit nr. 77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyre unanime:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ramadan Troci.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.10.2019.
(F.GJ/FAXWEB.AL)