Gazetarja Elsa Demo rikthehet sërish në ekran pas shkarkimit nga televizioni “ABC News”. Këtë radhë në televizionin “Ora News”.
“Arkapia” quhet emisioni i ri kulturor që gazetarja do të prezantojë. Mësohet se emisioni do të transmetohet të dielave në orën 21:00.
Sic bën me dije “Ora News”, “Arkapia” ose thënë ndryshe “derëz”, do të mbahet tek dialogu dhe debati mbi kulturën në aktualitet në formën e analizës, reportazhit, profilit, po edhe retrospektivës me një këndvështrim nga e sotmja.
Elsa Demo u largua në muajin shkurt nga televizioni që punonte më parë gjatë një vale shkarkimesh. Në një intervistë me Adi Krastën, gazetarja tha është ndier e cënuar.
“Ajo që provova ishte një shok, ishte një shok, një goditje, u ndjeva e cënuar si njeri, si qytetar sepse në momentin që ti je në një hapësirë publike ti je më shumë sesa një njeri dhe një individ dhe në mometin që ke këtë ndjeshmëri atëherë filon edhe bën një bilanc pikërisht për atë hapërisën publike dhe thua që ti punon për një vend ku minutazhi për kulturën është kaq i kufizuar sa mbyllja e një emisioni për kulturën është kaq flagrant. Nuk është thesht një shkurtim i një vendi pune.”, tha Demo.
Më tutje sqaroi edhe shkakun e shkarkimit: “U nënkuptuar kjo gjë. Domethënë që unë nuk janë të shitshme. Emisioni nuk është i shitshëm. Adi nëse hapim këtë kapitull të shikushmërisë e pëlqyeshmërisë, sa e klikuar je atëherë ta hapim këtë kapitull deri në faqen e fundit të librit. (D.D/Shuplaka)