Gazetari Simon Shkreli dhe bashkëshortja e tij po ashtu gazetare Eliona Shkreli, një muaj më parë u shkarkuan nga puna për një status në Facebook, lidhur me situatën politike në vend.
Mirëpo duket se Shkreli, i cili punonte në televizionin lokal Tv1 Channel në Shkodër, ka nisur sërish punë. Këtë radhë në “TV Rozafa”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shkreli përmes një statusi në Facebook, ku ka publikuar dy foto nga studioja e re, krahas të cilave shkruan: “Gati për të filluar…TV Rozafa”.
Kujtojmë se Simon dhe Eliona Shkreli u pushuan nga puna rreth një muaj më parë, për shkak të një statusi lidhur me situatën politike në vend.
“Shqipëria ka kenë e shkume për lesh, tash ka shku në p*** t’sams”, është ky postimi që i ka kushtuar mjaft shtrenjtë të dyve.
Por akoma më i rëndë është fakti se lajmin ua kanë bërë të ditur papritmas në kohën që Shkreli ishte në studion e lajmeve duke bërë punën e tij si çdo ditë tjetër.
“Si njeri i lire jam munduar gjithmone te shpreh mendimin tim. Por ja qe edhe liria e ka nje çmim. Kam zgjedh e do zgjedhi te ruaj lirin time. Pavaresisht pasojave! Respekt per koleget dhe miqt!!!”, shkruante Shkreli pas lajmit për pushimin nga puna. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1911″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post