Fjala e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, po pritej me kureshtje nga socialistët dhe demokratët pas 6 muajsh mungesë.
Ligji për Prokurorinë ishte ‘sebepi’ që deputeti i përjashtuar nga PS të fliste në Kuvend.
Bojkoti i opozitës siç ishte parashikuar bëri që seanca të mbyllej më herët, dhe ish-ministri sërish nuk foli dot në foltoren e Kuvendit.
Pak minuta para përfundimit të fjalës së Ramës, një tjetër deputet i larguar nga PS-ja, Tom Doshi, i ndërpreu fjalën Kryeministrit për t’i thënë se nëse bëhet Vetting, Rama do të jetë një ndër njerëzit që do kalojnë në proces.
“Edhe ti do ta bash vettingun!”, mësohet të ketë thënë Doshi, ndërsa Rama vijoi me tej me fjalën e tij.
Atë që Berisha e shkruajti dje si mesazhin e qytetarit dixhital, Tahiri e “artikuloi” sot vetë para gazetarëve.
Tahiri doli me një tjetër citim të njohur. Mes fjalëve për drejtësi dhe durim ish-ministri tha: “Nuk ka bir nëne dhe kurve që të më pengojë në rrugën për drejtësi”.
Një nga frazat më të bujshme të karrierës së Kryeministrit Edi Rama.
Në fushatën për Bashkinë e Tiranës 15-vite më parë, në vitin 2003, kandidati për të marrë mandatin e dytë në Bashkinë Tiranë u shpreh: “S’ka bir nëne as bir kurve të vijë e të më kërkojë mua lekët borxh”.
Kjo nuk ishte hera e parë që Tahiri përdor fjalët e Kryeministrit Edi Rama.
Në tetor, kur çështja Habilaj u bë publike, dhe Tahiri rrezikonte të humbte imunitetin para derës së Kuvendit, Tahiri citoi Ramën para mediave:
“Unë ju kam thënë se s’keni parë gjë akoma… S’keni parë gjë akoma.”
Fjalët e para me të cilat Rama foli në shtator të vitit 2013 për opozitën, Tahiri ia përdori publikisht.
Faxweb.al sjell në një video të vetme, këto episode interesante që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë aktualitetin sot.
Rama ndoshta nuk do e kishte menduar kurrë që fjalët e tij në të kaluarën të përsëriteshin nga Saimir Tahiri, ‘krijesa’ e tij politike, jo në një rast të vetëm, por sa herë ky i fundit gjendet ngushtë.
Presim të shohim se cila do jetë fraza e radhës që Tahiri ka ‘prenotuar’ nga fjalimet e ish-Shefit të tij për t’a përdorur sërish si “boomerang” për Ramën.
https://www.youtube.com/watch?v=m7pu-DyOtFY&feature=youtu.be
Fjola Graçi- Faxweb.al

Discussion about this post