Edhe pse më e shkurtër se kryeministri Edi Rama, ministrja jonë e Mbrojtjes ia ka arritur të gjejë një zgjidhje aty për aty.
Me lezet, pa dashur të bjerë në sy, paralelisht me kryebashkiakun e Fierit Armando Subashin, kanë dashur të shfrytëzojnë sfondin pas shpinës së shefit të tyre.
Rama i ka pyetur dje gazetarët nëse donin ndonjë deklaratë nga terreni ku kishte dalë për herë të parë pas përmbytjeve që kanë prekur Shqipërinë dhe është pikërisht një moment disa sekondësh që është shfrytëzuar nga ai dhe gazetarët për t’u pozicionuar.
Xhaçka, në momentin e kërkesës nga Rama nuk ka qenë pas kurrizit të kryeministrit, i vetmi kënd që mund të shihet nga kamerat, por në një pozicion pak më të distancuar.
Megjithatë me kujdes dhe elegancë ka shfrytëzuar bordurën e urës për të hipur sipër që të dukej edhe më mirë.
Rama është i gjatë dhe është e vështirë që të gjithë të duken por po të duash e gjen zgjidhjen.
Shikoni videon dhe gjykoni! A mund të hidhet poshtë i gjithë ky interpretim?! Nejse, duhen përgëzuar që dolën në terren shtetarët tanë, edhe pse nuk punuan aq me investimet në kanale.
(V.G/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?time_continue=84&v=DPlc_xQqB8w