20:30 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E shoqja e Admir Muratajt identifikon trupin e vrarë, familjarët shpërthejnë në lot (VIDEO)

11:14 | 10/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E shoqja e Admir Muratajt identifikon trupin e vrarë, familjarët shpërthejnë në lot (VIDEO)

Bashkëshortja e Admir Muratajt është ajo që ka shkuar në morg për të identifikuar trupin e personit të vrarë, pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë ditën e djeshme në Rinas.

Albana Murataj ka konfirmuar se trupi i përkiste bashkëshortit të saj. Ndërkohë që në ambientet e morgut kanë qenë dhe familjarë të tjerë të Admirit, të cilët janë afruar duke qarë dhe duke ngushëlluar gruan e tij.

Mësohet se Murataj e ka marrë plumbin në pjesën e syrit, dhe kjo ka bërë të vështirë identifikimin e trupit nga ana e familjarëve.

Duke folur për gazetarët e pranishëm, i vëllai i Admirit është shprehur se lajmin e kishte mësuar nga televizionet, dhe ishte kthyer nga Kosova për të mësuar më shumë për ngjarjen.

Gjatë ditës së djeshme ai kishte përdorur një maske silikoni dhe syze në mënyrë që të mos identifikohej nga ana e policisë. Vetëm në momentin kur Policia e ka qëlluar në kokë, është zbuluar se poshtë burrit ‘’tullac”, fshihej një person rreth të 40-tave dhe me flokë.

Pranë trupit të tij të pajetë u gjetën kallëpe tritoli dhe granata, ndërsa një pjesë e arsenalit të armëve u përdorën dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit që Murataj pati me patrullën e FNSH-së.

Murataj ka qenë ende në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme atë të në Qafë-Kashar pranë Rinasit dhe grabitjen e një banke te ‘Stacioni i Trenit’ në Tiranë, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare.

Admir Murataj ishte personi i vetëm që ka qenë në kërkim për grabitjet e mëhershme, ndërsa në burg gjendet dhe vëllai i tij Aleksandër Murataj.

Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve ku implikohej dhe Murataj u bë në shkurt të 2017, ku policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës, të cilëve iu gjetën edhe një pjesë të shumave të vjedhura.

Kujtojmë se për bashkëpunëtorët në grabitjet e mëparshme të Muratajt, Prokuroria kishte dhënë pretencën në muajin Janar të këtij viti.

Prokurori i çështjes kërkoi 20 vite burg për Dash Kupën dhe Neim Avdylin; 19 vite për Ernest Kupën; 16 vite burg për Fatjon Xhyliun, Dritan Sinanajn dhe Aleksandër Muratajn; si dhe 5 vite e 8 muaj burgim për Ditjon Memlikën dhe Admir Çerpjen.

Admir Murataj rezulton të jetë arratisur nga burgu i Trikallës në 2013 bashkë me grupin e Ilir Kupës. Ai vuante dënimin për grabitjen e një banke në Larisa të Greqisë. Ai është shoqëruar në polici kur u arrestua grupi, por u la i lirë për mungesë provash.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Admir Muratajfamilja muratajgruaja e admir muratajt
Pas

Detaje të reja për drogën e sekuestruar me vlerë 2.7 milion euro në Maltë

Para

“Dhunuan dhe sulmuan me gaz qytetarët në shtëpi”, Basha kërkon “kokat” e agresorëve

Para
“Më dridhet shpirti”, përfundon mbledhja e Bashës me banorët e Unazës së Re: U shokova nga ajo që dëgjova

"Dhunuan dhe sulmuan me gaz qytetarët në shtëpi", Basha kërkon "kokat" e agresorëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

Zjarr i madh në një maternitet në Angli, evakuohen shtatzënat dhe të porsalindurit

Hapja e grup-kapitullit të tretë të negociatave me BE, Marta Kos: Urime Shqipërisë! Hap tjetër më afër me Bashkimin Evropian

SHBA, të shtëna jashtë selisë së CIA-s: Një grua plagoset nga rojet e sigurisë

Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

Vendimi i GJKKO, avokatët e Veliajt: Ata nuk janë pronarë, pasuria e paluajtshme në pronësi të Z. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë

Gjirokastër/ Sekuestrohen 1000 litra naftë dhe 3800 litra vaj gatimi të kontrabanduara, dy persona vihen në pranga

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.