Vajza nga Vlora, Vilma Dule, e cila u sulmua me acid më 27 gusht 2013, teksa po dilte nga shtëpia e saj, ka dhënë një lajm të mirë pë rtë gjithë ata që e kanë ndjekur historinë e saj të dhimbshme.
31-vjeçarja e cila punonte menaxhere e burimeve njerëzore pranë një call center-i në Tiranë, u është nënshtruar ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale dhe është larguar përfundimisht nga Shqipëria.
Ajo vazhdimisht është munduar të japë mesazhe të rëndësishme që lidhen me vazhdimësinë e jetës dhe mosdorëzimin deri në fund.
Ndërkohë, dje Vilma ka dhënë lajmin e madh: Ajo është drejt shërimit!
“Luftëtarë kush e mban mend filmin Robocop? Ja pra, versioni im i Robocop-it është ky në foto. Pesë vjet të gjata duke veshur 24 orë ne 24 keto maska e buste dhe falë tyre sot jam drejt shërimit.
Miqtë e mi më quajnë “V” kështu që ju sot mund të më flisni “V-bocop”. Përqafime për ju Luftëtarët e mi të preferuar”, shkruan Dule.
Discussion about this post