10:46 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“E shtynë te lavatriçja dhe i ra të fikët”, flet vjehrri i gruas së dhunuar në Librazhd: Autorët kishin xhupa të zinj dhe doreza

12:51 | 17/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“E shtynë te lavatriçja dhe i ra të fikët”, flet vjehrri i gruas së dhunuar në Librazhd: Autorët kishin xhupa të zinj dhe doreza

Ferit Gega, kryefamijari i familjes që u grabit dhe u dhunua mbrëmjen e djeshmë në Librazhd, ka dhënë më shumë detaje nga ngjarja.

Gazetarja e “FaxNews”, Ediola Terziu raportoi se Jetmira Gega, shtatzënë, është dhunuar nga persona të maskuar dhe i janë prerë flokët.

Ajo ka arritur të sigurojë edhe intervistë me kryefamiljarin, i cili tregoi se nuses i ka rënë të fikët gjatë ngjarjes. Ai u shpreh se vetë nuk ishte i pranishëm kur kanë hyrë maskat sepse ka qenë duke blerë ilaçe për mbesën e sëmurë.

“E pyeta, më shtynë te lavatriçja tha. Më bie të fikët. I jepet mundësia të shkojë tek byrazeri, pasi i ra të fikët, pas çerek ore, për t’i njoftuar. Dy persona ka parë zonja këtu brenda, sa kanë qenë nuk e di. Mund të kenë qenë 2-3-4 nuk e di. Ajo dy ka parë këtu. Ishin me maskë, me xhupa të zinj dhe me doreza”, rrëfeu ai.

Ferit Gega tregoi edhe dyshimet e tija për autorët e ngjarjes. “Pse të akuzoj tjetrin kot. Dyshoj, ideja ime, mund të ketë shumë gjasa, mbase gabohem, për një nga Polisi. I kam pas dhënë një mushkë me lek, iku, ma ktheu, e mori prapë, ma ktheu prapë.

Ja pata dhënë 850 mijë, më dha 800. Për çfarë arsyeje, nuk e kuptoj dot? Mbase gabofsha unë, s’jamë i sigurt se nuk kam parë gjë. Jam në hall timin, shptëinë time, nuk di t’i bie njeriu në qafë. Bëj 63 vjeç në mars, por nuk mbaj mend një gjë të tillë”, deklaroi Ferit Gega.

Po ashtu, për “FaxNews” foli edhe Fadil Gega, i cili është i vetmi që i erdhi në ndihmë familjes në momentet e para.

Sipas tij, ngjarja ishte planifikuar mirë. “Ishin përgatitur mirë ër këtë punë, nuk mund të bvij te shtëpia jote pa ditur se ka një vend ku të ngjitem. Ky është akt i porositur. Pse t’i presin flokët? Një njeri kur ngarkohet me mision, kërkon edhe një shenjë që e kanë kryer veprimin për ta vërtetuar. Flokët i kanë marrë. Dyshojmë se është një ngjarje e porositur”, u shpreh Fadil Gega.

Ndërsa kryeplaku i fshatit, Kujtim Kujtija tha për “FaxNews” se ka njoftuar menjëherë policinë, pasi ka marrë sinjalizime për ngjarjen.

“Mbrëmë kam marrë një telefonatë nga një bashkëfshatar që më tha se në familjen e vëllait të tij janë futur 2 persona me maskë. Pasi është dhunuar, ajoka kaluar gjendje të fikti. Kam njoftuar policinë, policia erdhi dhe vajtëm bëmë verifikimet. Policia duke parë edhe gjendjen e traumatizuar të nuses, e ka transportuar në spital. Është ngjarje e rëndë për fshatin tonë.

E vetmja që ka qenë në shtëpi ka qenë nusja bashkë me dy fëmijët e saj. Ajo është shtatzënë. I shoqi i zonjës ka qenë në vetëshërbim sepse punon roje. Vjehrri ka ikur pasdite për të marrë ilaçe sepse ka patur vajzën të sëmurë. Vjehrra dhe kunati kanë ikur në një ditëlindje në fshat. Nusja ka qenë e vetme”, tregoi kryeplaku.

Sakaq, një prej komshinjve u shpreh se tani ata tani nuk kanë siguri në fshat. “Unë nuk di të kenë konflikt, ne kemi shkuar me njëri-tjetrin. Jemi rritur këtu, jemi komshinj. Më erdhi keq me thënë të drejtën. Unë them që duhet të ketë më shumë kontrlle, edhe për mjetet që kanë ikur. Mund të vijnë tek unë ose tek tjetri. Armë e gjëra nuk kemi. Kjo nuk është siguri”, deklaroi ai.

Etiketa: ferit gegagruaja e dhunuarlibrazhdmaske
Pas

AKU bllokon 4.032 ton marmaladë që vinte nga Serbia, nuk mund të konsumohej nga qytetarët

Para

“Kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm të saj”, Gjonaj e ashpër me gjyqtaren Hoxha: Prokuroria të nisë hetimet

Para
U arrestuan për korrupsion, Gjonaj shkarkon live drejtorin e Hipotekës dhe vartësen e tij

"Kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm të saj", Gjonaj e ashpër me gjyqtaren Hoxha: Prokuroria të nisë hetimet

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Eja në Shqipëri të shijosh pak diell”/ Deputeti britanik Farange pranon ftesën e Ramës: Do të diskutojmë deportimin e të burgosurve shqiptarë

Sulm me thikë në Gjermani! Një i vdekur dhe katër të plagosur në një kompani në Mellrichstadt

Europa ‘digjet’ nga vala e të nxehtit: Dy viktima në Itali, mijëra të evakuuar në Turqi

E rëndë në Fier/ Arrestohet 36-vjeçari, kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe

Furnizoheshin me armë, fishekë dhe municione në Shqipëri, çmontohet grupi kriminal në Greqi! Policia zbulon skemën

“Tango Mike”, Forcat e Sigurisë së Kosovës zhvillojnë ushtrim fushor me tanket e ushtrisë

EMRAT/ Furnizonin me drogë spaçatorët, dy të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen 1.2 kg kokainë

“Lufta po afrohet”: Familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

Me pistoletë, kapsolle donatore, silenciator, municion luftarak e kokainë, arrestohet 42-vjeçari

Danimarka merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, prioritet siguria e vendeve anëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.