Gjykata ka pushuar çështjen e ngritur pas sulmit me bojë që iu bë Ralf Gjonit, teksa pranoi që të merrte mandatin, pas largimit nga Kuvendi të LS-së, Marsin e 2019-tës.
Ishte vetë Gjoni ai që kishte ngritur padi ndaj agresorit, me pretendimin se goditja ishte kryer për shkak të detyrës së tij, që kishte marrë si ligjvënës.
Sipas vendimit të dhënë nga ana e Gjykatës, nuk janë plotësuar elementët që përbëjnë faktin penal, dhe për këtë shkak çështja është pushuar.
Në një pjesë të vendimit thuhet se rrobat e Gjonit janë çuar për eksperizë, për të identifikuar solucionin që i është hedhur, ndërkohë që vetë deputetit nuk i është kryer asnjë analizë.
Hedhja e bojës me shiringë nuk vlerësohet si fyerje, në ndryshim nga rastet kur kemi të bëjmë me konfrontim fizik, apo qëllim me mjete të tjera të forta.
Personi që dyshohet se kreu sulmin ndaj Gjonit, është i riu Klajdi Ruçi, i cili në mbrojtjen e tij ka marrë si shembull goditjen e Ramës me bojë nga Paloka, rast për të cilin nuk u mor asnjë masë, dhe nuk u klasifikua si goditje për shkak të detyrës.
Gjykata ka vendosur që ti kthejë po ashtu Gjonit xhaketën, karvatën dhe të gjithë veshjen që kishte në ditën kur ndodhi sulmi ndaj tij.
Sulmohet me bojë Ralf Gjoni: Ishte me porosi nga lart, kam djegie të syve (VIDEO)
(E.K/Faxweb.al)