Visjan Ukcenaj një ndër aktorët më të njohur të “Duplex”, ha qenë i ftuar sot tek “Rudina”, ku foli mbi këngën e tij “S’ka si ti”, të cilën ia ka dedikuar të birit. Sipas Visianit të pasurit një fëmijë tanimë I ka ndryshuar jetën dhe se sfida e tij më e madhe është ta rrisë e t’i japë atij dashuri.
Gjatë emisionit Visjani ka qenë i surprizuar nga bashkëshortja e tij përmes videomesazhi përmes së cilit ajo i shprehte dashurinë e saj duke i thënë se sa i shtrenjtë ishte ai për të. Mesa duket ajo arriti ta emociononte aktorin, i cili u përlot kur pa videomesazhin duke u shprehur se nuk i pëlqen t’i shprehë emocionet në publik.
Ndër të tjera gjatë bisedës së tij Visjani është shprehur se: “Kur e kam parë për herë të parë tim bir më ka ndryshuar gjithë jeta. Jam i sigurt që çdo njeriu i ndryshon jeta kur shikon për herë të parë qenien e tij. Sfida më e madhe e njeriut është të rrisë dhe t’i japë dashuri qenies së tij.
Çdo ditë që e kam parë duke qeshur, duke qarë, duke ngrënë apo duke pirë më ka mbushur me jetë dhe më ka lindur në mënyrë instiktive të krijoj diçka për të që ta ketë si dhuratë. Ne jemi të përjetshëm vetëm nga veprat dhe kujtimet. Për ta bërë djalin të qeshë, bëj idiotësi dhe po të më shohin do thonë nuk është normal ky. Por Divini ka filluar dhe nuk qesh me çdo gjë tani.
Gjërat që bëja më parë nuk i bëjnë më përshtypje dhe tani filloj i flas gjuhë absurde, gjëra pa kuptim. Jona është një nënë e mrekullueshme, përkushtimi i saj është magjik. Habitem që Zoti ka krijuar qenien më të bukur, nënën. Kujtoj edhe mamin tim edhe them që nënat janë hyjnore. Dashuria e nënës nuk shpërblehet asnjëherë. Unë jam i përkushtuar si baba, dua ta kem gjithmonë pranë”.