Një prej zyrtarëve të lartë amerikanë me të cilët kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Washington, në darkën ku ishte i pranishëm edhe presidenti Donald Trump, ishte edhe kongresmeni Dana Rohrabacher.
Në fjalën e tij pas takimit me kryedemokratin Basha, republikani Rohrabacher ka shprehur vlerësimin për kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, duke e cilësuar si personin e duhur për stabilitetin në këtë pjesë të Europës.
“Ka arsye për të patur frikë për atë që po ndodh në Ballkan. Stabiliteti në atë pjesë të Europës varet nga një Shqipëri e qëndrueshme dhe që funksionon. Ka një shqetësim serioz për korrupsionin, tregtinë e drogës dhe terrozimin në këtë vend të rëndësishëm.
Nëse do ta mundim islamin radikal dhe do të kemi një Europë të qëndrueshme, na duhet dikush që merr përgjegjësi. Lulzim Basha, të cilin e njoh prej kohësh, është pikërisht personi i duhur për të përmbushur këtë mision”, është shprehur Rohrabacher.
(XH.A/SHUPLAKA)