Një doktorante ka vrarë vetën në Britani si pasojë e bullizmit.
Studentja me rezultate të shkëlqyera, e cila vuante nga depresioni, u gjet e varur në shtëpinë e saj në Canterbury më 11 tetor.
Jessica Small, 26-vjeçe, tallej nga shokët e klasës “pasi nuk ishte shik sa duhet”.
Mediat britanike shkruajnë se ajo tallej vazhdimisht në laboratorin e Universitetit. Kjo e detyroi atë t’i japë fund jetës.