Pas sulmeve në distancë ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë për çështjet e mbrojtjes, duket se grekët kanë gjetur një nga format më të ‘’egra’’për të sulmuar Shqipërinë. Një nga gazetat në shtetin helen ka shkruar një artikull në të cilën thekson faktin se Ministrja jonë e mbrojtjes ka punuar striptiste në një club në Greqi.
Bëhet fjalë për gazetën markeleio.gr e cila e nsi shkrimin duke thënë se Ministrja jonë e mbrojtjes është një femër shumë e hijshme. Clubi në të cilin supozohet të ketë performuar Ministrja sipas gazetës greke është Syngrou Avenue.
‘’Pas aventurës në klubin grek, zonja Kodheli ka shkuar në Amerikë për të mbrojtur një doktoraturë në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Por zonja Ministre si grua e arsimuar që është duhet ta dijë çfarë Greqia ka bërë për shtetin e saj.Zonja Ministre duhet ta dijë se kur Shqipëria ishte vetëm një vrimë e zezë në hartën e botës, nuk ishte Turqia ajo që e ndihmoi Shqipërinë. Përkumdrazi Ministrja zgjedh të jetë palë me pushtuesit’’, thuhet ndër të tjera në shkrimin e gazetës.