Që Erion Veliaj është një nga njerëzit më mediatikë të politikës, kjo tanimë dihet prej kohësh. Nuk ka kursyer të madh dhe të vogël për të shkrepur një foto me të, po mesa duket këtë herë e ka tepruar.
Pas një takimi që ka pasur me disa fëmijë të shkollës 9-vjeçare ‘’1 Maj”, Erion Veliaj i ka pajisur ata me nga një pullë që lexon ‘’takova Lali Erin”. A thua se kjo do të ishte një ditë e shënuar për ta që do të mbahej mend gjatë.
Kjo nuk është hera e parë që Veliaj përdor fëmijët në shërbim të promovimit të punës së tij, por ama shenjat nuk janë edhe aq të mira për atë që na pret në vijim. Nuk dihet nëse kreu i Bashkisë ka menduar dhe për dhurata, përveç kësaj pulle, pasi në foto nuk tregohet.
Veliaj mbetet një nga njerëzit më pak të shqetësuar për atë çka po ndodhe brenda forcës së tioj politike, duke u përpjekur që të distancohet nga skandalet e qeverisë Rama, shkaktuar edhe nga ana e rivalit të tij Saimir Tahiri.
(E.K/FAXWEB)