Një 14 vjeçar nga fshati Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik, pak orë para ditëlindjes së tij.14 vjeçari Q.Muçaku nxënës në klasën e IX-të në Shkollën 9-vjeçare të fshatit Xhyrë ishte përfshirë në një aksident të pazakontë në oborrin e shtëpisë së tij.
Ai ishte tërhequr zvarrë për disa qindra metra nga kali i shtëpisë i cili ishte trembur.Duke qenë se kishte patur të lidhur litarin në dorën e tij 14-vjeçari nuk ka mundur ta zgjidhë dot ndërsa e tërhiqte zvarrë kali i tij.
Fatkeqësisht adoleshenti kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë e trup.Pavarësisht se u dërgua në Qendrën Spitalorë”Nënë Tereza” në Tiranë dhe ndërhyrjeve të specializuara nga mjekët ai katër ditë pas aksidentit ka ndërruar jetë .14 vjeçari ka ndërruar jetë në ditën e lindjes duke u përcjellë me lot e dhimbje të jashtëzakonshme nga familjarët ,të afërmit dhe shokët e tij tê shkollës që e kanë përjetuar si një nga ngjarjet më të dhimbshme të tyre edhe për rrethanat në të cilat u nda nga jeta adoleshenti.