Një shqiptar është vrarë me thikë në një stacion metroje të shtunën në mbrëmje në Londër.
Mediat britanike kanë identifikuar 35 vjeçarin shqiptar, si Edmond Jonuzi. Shtetasi shqiptar 35-vjeçar u gjet i plagosur rëndë në Greens Lane pranë stacionit Turnpike Lane, në veri të Londrës, por më pas u konstatua se ai kishte vdekur nga plagët e marra.
Mbeten ende mister shkaqet që kanë çuar në vrasjen e tij, ndërsa autoritetet britanike iu bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion, të paraqiten në Polici për të dhënë ndihmën e tyre në zbardhjen e ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)