Vetëm 10 ditë më parë ministrja Spiropali na njoftoi të gjithëve më një postim në Instagram se u bë nënë për herë të dytë.
Vetë Elisa Spiropali postoi foto nga materniteti ku na prezantonte me Kren. E kur kanë kaluar vetëm 10 ditë, ajo i është rikthyer detyrës.
Ashtu si shihet edhe nga fotot, ditën e sotme ministrja ka marrë pjesë në seancën parlamentare.mes kolegëve, Elisa shfaqet në një formë të mirë.
E natyrisht që të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar për djalin. Tashmë asaj do ti duhet ta ndajë kohën mes punëve në krye të ministrisë, dhe rolit si nënë e dy fëmijëve.
Vetë ajo e ka pranuar se lindja e fëmijëve nuk do ta pengojë asnjëherë nga kryerja e detyrës së saj si ministre.